Agjencia Pyjore e Kosovës shpall ankand publik për dhënien me qira të një parcele në Kamenicë
Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) ka njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien me qira të një prone publike nën menaxhimin e saj, e destinuar për shfrytëzim bujqësor. Ankandi përfshin parcelën kadastrale me numër 00365-0, e cila ndodhet në zonën kadastrale Meshinë, në komunën e Kamenicës, me një sipërfaqe prej 138,682 metra katrorë, sipas…
Lajme
Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) ka njoftuar se ka shpallur ankand publik për dhënien me qira të një prone publike nën menaxhimin e saj, e destinuar për shfrytëzim bujqësor.
Ankandi përfshin parcelën kadastrale me numër 00365-0, e cila ndodhet në zonën kadastrale Meshinë, në komunën e Kamenicës, me një sipërfaqe prej 138,682 metra katrorë, sipas njoftimit.
APK ka bërë të ditur se prona do të jepet me qira për mbjelljen e kulturave bujqësore.
Agjencia ftoi të gjithë personat fizikë dhe juridikë të interesuar që të aplikojnë në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e ankandit.
“Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e ankandit publik. Dokumentacioni i plotë i ankandit, kushtet e pjesëmarrjes, afatet dhe mënyra e dorëzimit të ofertave mund të sigurohen në kanalet zyrtare të publikimit të APK-së. Web faqen: apk.rks-gov.net. Ftohen të gjithë operatorët ekonomikë, fermerët dhe subjektet e interesuara që të marrin pjesë në këtë ankand publik”, thuhet në njoftim.