Berisha akuzon Ramën për heshtje ndaj deklaratave të ministres serbe: Po mbron Vuçiqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesë reagimi ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat ai i ka cilësuar si fashiste. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët të shtunën, Berisha deklaroi se qëndrimet e Paunoviqit justifikojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin, ndërsa e akuzoi Ramën se po…

Lajme

18/07/2026 18:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesë reagimi ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat ai i ka cilësuar si fashiste.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët të shtunën, Berisha deklaroi se qëndrimet e Paunoviqit justifikojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin, ndërsa e akuzoi Ramën se po mbron presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Berishës, deklaratat e ministres serbe janë dënuar nga Komisioni Evropian, komisionerja për Zgjerim Marta Kos, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe nga deputetë e personalitete të ndryshme në Serbi.

Ai përmendi gjithashtu vendimin e Kosovës për ta shpallur Paunoviqin person “non grata”, ndërsa tha se Qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme kanë zgjedhur të heshtin.

“Edi Rama dhe zëdhënësit e tij në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur. Jo vetëm kaq, por Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një vasal i Vuçiqit”, ka deklaruar Berisha.