Flasin nga VV-ja për formimin e institucioneve: Jemi të gatshëm për bashkëpunim, opozita ta shtrëngojë dorën e shtrirë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, duke i bërë thirrje atyre që të kontribuojnë në zhbllokimin e ngërçit institucional. Në një intervistë për A2CNN, Sveçla tha se situata aktuale politike është pasojë e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, duke i bërë thirrje atyre që të kontribuojnë në zhbllokimin e ngërçit institucional.
Në një intervistë për A2CNN, Sveçla tha se situata aktuale politike është pasojë e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit, që sipas tij kërkon mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, transmeton lajmi.net.
Ai u shpreh optimist se partitë opozitare do të ndryshojnë qasje dhe do të mbështesin përpjekjet për funksionalizimin e institucioneve.
“LVV ka dëshmuar që është e gatshme për bashkëpunim. Kemi ofru opsione që të dalim nga kjo situatë, që është produkt i një vendimi të kushtetueses, që na duhet kuorumi i 2/3 për presidentin. Shpresojmë që partitë opozitare do të marrin qëndrime që të zhbllokohet kjo situatë, që dorën e shtrirë të LVV’së ta shtrëngojnë dhe të ecin para për konsolidim të institucioneve”, ka deklaruar Sveçla./lajmi.net/