Grabiti me dhunë një farmaci në Durrës, vihet në pranga 45-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin 45-vjeçarin Gentian Gjyzeli, i dyshuar për vjedhje me dhunë në një farmaci. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 12, ku 45-vjeçari dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash në farmacinë ku punonte një shtetase. I arrestuari rezultoi me precedent të…

Lajme

15/07/2026 12:19

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin 45-vjeçarin Gentian Gjyzeli, i dyshuar për vjedhje me dhunë në një farmaci.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 12, ku 45-vjeçari dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash në farmacinë ku punonte një shtetase.

I arrestuari rezultoi me precedent të theksuar kriminal për vjedhje dhe ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale të së njëjtës natyrë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur nëse ai është autor i vjedhjeve të tjera, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”, për vënien në pranga të një shtetasi me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve.

Mbrëmë, vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci, arrestohet pak orë pas krimit, 45-vjeçari.

Ai ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me forcë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u kap pak orë pas kryerjes së krimit, dhe u vu në pranga, autori i dyshuar, shtetasi G. Gj., 45 vjeç, banues në Durrës.

45-vjeçari, me precedent kriminal të theksuar në fushën e vjedhjeve, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për të njëjtin krim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. Gj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.