Defekt në gypin e ujësjellësit, gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë
KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa fshatra në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin F300. Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur fshatrat Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht. Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e…
Lajme
KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa fshatra në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin F300.
Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur fshatrat Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.
Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas orës 16:00, sapo të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.