Gjini: Heqja e tatimit mbi tokën dhe rritja e pragut të TVSh-së do t’i ndihmojnë bujqit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar bujq të fshatit Nëpërbisht në Suharekë, me të cilët ka biseduar për vështirësitë që po përjeton sektori i bujqësisë dhe nevojën për politika më mbështetëse ndaj prodhuesve vendorë. Sipas Gjinit, gjatë takimeve në terren bujqit dhe bizneset vazhdimisht kërkojnë heqjen e tatimit mbi tokën e punuar, si dhe…

Lajme

14/07/2026 18:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar bujq të fshatit Nëpërbisht në Suharekë, me të cilët ka biseduar për vështirësitë që po përjeton sektori i bujqësisë dhe nevojën për politika më mbështetëse ndaj prodhuesve vendorë.

Sipas Gjinit, gjatë takimeve në terren bujqit dhe bizneset vazhdimisht kërkojnë heqjen e tatimit mbi tokën e punuar, si dhe rritjen e pragut të TVSh-së në 100 mijë euro, masa që ai i konsideron të domosdoshme për zhvillimin ekonomik, transmeton lajmi.net.

Ai bëri të ditur se këto propozime janë pjesë e gjashtë pikave të ofertës së Aleancës për krijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se synimi është lehtësimi i barrës fiskale dhe krijimi i kushteve më të favorshme për bujqit dhe bizneset.

“Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin”, u shpreh Gjini gjatë takimit me fermerët./lajmi.net/