Hoti takohet me Avokatin e Popullit, në fokus llogaridhënia institucionale dhe të drejtat e qytetarëve
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Sipas njoftimit të Ministrisë, ata kanë diskutuar për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. “Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit…
Lajme
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.
Sipas njoftimit të Ministrisë, ata kanë diskutuar për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
“Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Ministri Hoti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: