Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës: E falenderova për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier. Ai e ka përfunduar mandatin e tij si ambasador në Kosovë. “E falënderova për punën e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për dialogun e hapur me institucionet tona dhe për…

Lajme

13/07/2026 12:13

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Ai e ka përfunduar mandatin e tij si ambasador në Kosovë.

“E falënderova për punën e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për dialogun e hapur me institucionet tona dhe për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës. Ambasadorit Cuvelier i urova mbarësi në angazhimet e ardhshme dhe e sigurova se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/