KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës
Ushtarët amerikanë të KFOR-it në vazhdimësi kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare të Kosovës, për të cilën është përgjegjëse Komanda Rajonale-Lindje. KFOR në një njoftim për media thotë se këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vlerësimit për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në…
Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it në vazhdimësi kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare të Kosovës, për të cilën është përgjegjëse Komanda Rajonale-Lindje.
KFOR në një njoftim për media thotë se këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vlerësimit për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren.
“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet ne njoftim./Lajmi.net/