Ymeri për takimin Kurti–Abdixhiku: Nuk besoj se është serioz as këtë herë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka nisur sot takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani. Takimi, i cili nisi pak pas orës 18:00, po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar një bashkëpunim…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka nisur sot takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani.
Takimi, i cili nisi pak pas orës 18:00, po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, është shprehur skeptike lidhur me këtë takim, ajo tha se nuk beson se ftesa dhe takimet e Kurtit janë serioze.
“Mendoj se nuk është serioz as këtë herë, mirëpo nuk po du me i parapri takimeve që po i bën, përndryshe nuk mendoj që e ka marrë seriozisht punën e shtetit ky asnjëherë, po as tash”, tha ajo në Klan.