Digjet një veturë e “Tesla Taxi” në Prishtinë
Një veturë është bërë shkrumbi e hi sot në Prishtinë. Bëhet fjalë për një veturë të llojit Tesla, e një kompanie të taksive. Vetura është përfshirë nga zjarri ,derisa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur tek rruga B në Prishtinë./Lajmi.net/