“Do të diskutojmë zhvillimet pas certifikimit të rezultateve” – Edhe Kryesia e PDK-së mblidhet sot në ora 15:00
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se takimi i Kryesisë do të mbahet në orën 15:00, raporton lajmi.net Deliu-Kodra tha se në këtë mbledhje do…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se takimi i Kryesisë do të mbahet në orën 15:00, raporton lajmi.net
Deliu-Kodra tha se në këtë mbledhje do të trajtohen zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve.
“Ne 15:00 kemi mbledhjen e Kryesisë, ku do të diskutojmë zhvillimet e fundit pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ajo për Blic.