PDK pranon ftesën e Kurtit, Hamza zbulon kohën dhe vendin e takimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedi Hamza, ka konfirmuar se PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim lidhur me procesin e krijimit të institucioneve të reja. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza bëri të ditur se partia i ka kthyer shkresën Kurtit, duke propozuar që…

Lajme

09/07/2026 17:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedi Hamza, ka konfirmuar se PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim lidhur me procesin e krijimit të institucioneve të reja.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza bëri të ditur se partia i ka kthyer shkresën Kurtit, duke propozuar që takimi të mbahet nesër, në orën 09:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“PDK-ja është e gatshme të takohet nesër me Kurtin, në orën 09:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Hamza.

Më herët, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, kishte bërë të ditur se partia ka pranuar ftesën për takim, duke theksuar se në takim do të diskutohen temat që lidhen me formimin e institucioneve të reja, si dhe çështja e presidentit të vendit.

Kryesia e PDK-së u mblodh për të shqyrtuar zhvillimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe për të përcaktuar qëndrimet e partisë lidhur me hapat e ardhshëm në procesin e konstituimit të institucioneve./lajmi.net/