Ferati para mbledhjes së LDK-së: S’ka shkarkime, ka iniciativa demokratike
Kryesia e LDK ka nisur mbledhjen e saj pasditen e sotme, ndërsa para fillimit të takimit është deklaruar sekretari i përgjithshëm i partisë, Ilir Ferati. Ferati ka mohuar se në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se duhet pasur kujdes në mënyrën se si emërtohen zhvillimet…
Lajme
Kryesia e LDK ka nisur mbledhjen e saj pasditen e sotme, ndërsa para fillimit të takimit është deklaruar sekretari i përgjithshëm i partisë, Ilir Ferati.
Ferati ka mohuar se në këtë mbledhje pritet të diskutohet për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se duhet pasur kujdes në mënyrën se si emërtohen zhvillimet brenda partisë, raporton lajmi.net
“Duhet me pas kujdes qysh po i emërtojnë iniciativat. S’ka shkarkime. Ka iniciativa demokratike, të cilat njerëzit kanë të drejtë me i marr, derisa të mbrrijnë me i finalizu, nëse mbërrijnë”, ka deklaruar Ferati para mediave.
Ai ka theksuar se proceset e brendshme partiake duhet të trajtohen në kuadër të rregullave dhe mekanizmave demokratikë të LDK-së./Lajmi.net/