“S’ka kurrfarë shkarkimi…”, pak para mbledhjes flet Visar Azemi
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka mohuar se mbledhja e sotme e partisë ka të bëjë me shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Para mediave, Azemi tha se takimi i LDK-së është thirrur për të diskutuar rreth rezultatit të fundit zgjedhor dhe për të analizuar situatën politike pas zgjedhjeve, raporton lajmi.net “S’ka kurrfarë…
Lajme
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka mohuar se mbledhja e sotme e partisë ka të bëjë me shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Para mediave, Azemi tha se takimi i LDK-së është thirrur për të diskutuar rreth rezultatit të fundit zgjedhor dhe për të analizuar situatën politike pas zgjedhjeve, raporton lajmi.net
“S’ka kurrfarë shkarkimi, jemi mbledhur për të diskutuar për rezultatet e fundit…”, ka deklaruar Azemi, duke i hedhur poshtë raportimet se në mbledhje do të diskutohet largimi i Abdixhikut nga drejtimi i partisë./Lajmi.net/