Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës: Ne kemi lidhje të thella të ndërtuara nga bashkëatdhetarët tanë atje
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jürg Sprecher. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se atë e ka falenderuar për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. “Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jürg Sprecher.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se atë e ka falenderuar për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
“Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë. Ambasadorit Sprecher i urova suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: