Rast i pazakontë: Vidhet një motosharrë nga një shtëpi në Zubin Potok
Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar në fshatin Jagnjenicë të Zubin Potokut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një motosharrë. Ankuesja ka njoftuar policinë se vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 2 deri më 6 korrik 2026, ndërmjet orës 18:00 dhe 08:00. Të…
Lajme
Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar në fshatin Jagnjenicë të Zubin Potokut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një motosharrë.
Ankuesja ka njoftuar policinë se vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 2 deri më 6 korrik 2026, ndërmjet orës 18:00 dhe 08:00. Të dyshuarit, pasi kanë hyrë me forcë në objekt, kanë marrë motosharrën dhe janë larguar në drejtim të panjohur, raporton lajmi.net
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Lajmi.net/