As Kurti as Muja nuk flasin para mediave, s’u japin rëndësi as zhvillime politike as atyre tek qumështorja “Vita”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar sërish që të përgjigjet për zhvillimet e fundit politike në vend. I pyetur për mundësinë e koalicioneve dhe zgjidhjen e drejtuesve të vendit, duke nisur nga kryeparlamentari e deri tek presidenti/ja. Kurti vendosi që as sot të mos u përgjigjet mediave, derisa tha vetëm “përbesë”. Kurse ministri në…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar sërish që të përgjigjet për zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur për mundësinë e koalicioneve dhe zgjidhjen e drejtuesve të vendit, duke nisur nga kryeparlamentari e deri tek presidenti/ja.
Kurti vendosi që as sot të mos u përgjigjet mediave, derisa tha vetëm “përbesë”.
Kurse ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, nuk foli fare në lidhje me zhvillimet e djeshme tek qumështorja “Vita” në Istog.
Dyshja zgjodhën që të largohen nga ngjarja e përbashkët pa folur fare për media./Lajminet/