Juliana Nura vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen”, premiera zgjon interes të madh
Bukuroshja dhe njëra prej personaliteteve me të njohura ne Kosovë, finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me premierën e reality show-t “Eagle Queen”, një projekt i realizuar nga Eagle Production. Premiera, që do të publikohet në YouTube, ka tërhequr menjëherë vëmendjen…
ShowBiz
Bukuroshja dhe njëra prej personaliteteve me të njohura ne Kosovë, finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me premierën e reality show-t “Eagle Queen”, një projekt i realizuar nga Eagle Production.
Premiera, që do të publikohet në YouTube, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke sjellë një format që premton emocione të forta, sfida, momente personale dhe ngjarje të papritura gjatë gjithë sezonit.
Në episodin e parë, Juliana hap dyert e jetës së saj si rrallëherë më parë, duke ndarë me publikun përjetime dhe momente që nuk janë parë më herët, siç është shtatzënia e saj.
Reality show synon të shfaqë jo vetëm jetën publike të saj, por edhe anën personale, sfidat dhe rrugëtimin e përditshëm përmes një rrëfimi autentik.