Shala: Kurti po i pret zhvillimet brenda LDK-së, aty e ka synimin për marrëveshje politike
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë parlamentare presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të KQZ-së për të nisur punën për formimin e institucioneve të shtetit. Çështja e presidentit që çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të jetë sërish ‘çështje problematike’ për shkak të numrave në legjislaturën e re të Kuvendit të…
Lajme
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë parlamentare presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të KQZ-së për të nisur punën për formimin e institucioneve të shtetit.
Çështja e presidentit që çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të jetë sërish ‘çështje problematike’ për shkak të numrave në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Azdren Shala i ftuar në emisionin “Kosova Today” tha se kryeministri në detyrë po pret zhvillimet brenda LDK-së duke qenë se synimi i tij për marrëveshje politike është pikërisht kjo parti.
“Rezultatet dihen, certifikimi është veç zyrtarizimi i tyre. Kjo është alibi, unë besoj që Kurti po i pret zhvillimet brenda LDK-së, meqë aty e ka synimin për me arrit një marrëveshje politike. Deri tash s’ka dhënë shenja që don me PDK-në ose me AAK-në”, tha ai.