Policia e dënon me 300 euro një shofer të kamionit në Prizren, nuk e siguroi ngarkesën
Policia e Kosovës e ka dënuar me 300 euro një shofer të një kamioni në Prizren. Kjo për shkak se është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën Prizren,…
Lajme
Policia e Kosovës e ka dënuar me 300 euro një shofer të një kamioni në Prizren.
Kjo për shkak se është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën
Prizren, 01 korrik 2026
Më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloka ndërtimi.
Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, personit juridik – kompanisë pronare të kamionit – iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin dhe që rrezikojnë jetën e qytetarëve./lajmi.net/