Aksidenti mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një tren.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, ka deklaruar Pllana.
Policia është duke i hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Lajmi.net/