Maqedonci ngushëllon familjen e 25 vjeçarit që u gjet i vdekur në liqenin e Batllavës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pas dy ditësh kërkimesh intensive në Liqenin e Batllavës, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të lokalizojnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të personit të zhdukur. Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës,…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pas dy ditësh kërkimesh intensive në Liqenin e Batllavës, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të lokalizojnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të personit të zhdukur.
Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës, shkruan lajmi.net.
“Falënderoj pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për përkushtimin dhe punën e tyre gjatë këtij operacioni”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: