Bulliqi shpreh ngushëllime për 25 vjeçarin që vdiq pasi ra në liqenin e Batllavës, falenderon të gjithë që kontribuan në këtë aksion kërkimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi është gjetur trupi i pajetë i të riut që u zhduk dje në Liqenin e Batllavës. Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, shkruan lajmi.net. “I falenderoj ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë…

Lajme

01/07/2026 13:12

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi është gjetur trupi i pajetë i të riut që u zhduk dje në Liqenin e Batllavës.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, shkruan lajmi.net.

“I falenderoj ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës,  Zjarrfikësve, QKMF-në e Podujevës dhe gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë aksion të kërkim – shpëtimit. Dashtë Zoti që mos të kemi raste të tilla të rënda për të gjithë neve”, ka shkruar Bulliqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: