Nga 1 korriku, rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të Kosovës në Gjermani
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se, duke filluar nga 1 korriku 2026, do të zgjerojë shërbimet për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile të lëshuara në Kosovë. Sipas njoftimit, legalizimi do të vlejë për certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes që kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura para 19 shkurtit 2013, datë…
Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se, duke filluar nga 1 korriku 2026, do të zgjerojë shërbimet për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile të lëshuara në Kosovë.
Sipas njoftimit, legalizimi do të vlejë për certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes që kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura para 19 shkurtit 2013, datë kur Kosova ka vendosur Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, transmeton lajmi.net.
Ambasada sqaron se data e lëshimit të dokumentit nuk ndikon në të drejtën për legalizim.
Për legalizimin e dokumenteve, qytetarët duhet të paraqesin certifikatat origjinale, të pajisura me vulën aktuale të para-certifikimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
Sipas Ambasadës, legalizimi mundëson njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve në sistemin juridik gjerman, duke lehtësuar procedurat administrative, si regjistrimi i martesave apo aplikimet për viza.
Po ashtu, është bërë e ditur se nga 1 shtatori 2026, seksioni i vizave në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë do të pranojë vetëm dokumentet e gjendjes civile të Kosovës që janë të legalizuara, pavarësisht se kur ka ndodhur ngjarja për të cilën është lëshuar dokumenti.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për procedurat e reja dhe të përfitojnë nga shërbimi i zgjeruar që hyn në fuqi nga 1 korriku.
Komunikata e plotë:
Rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile të Kosovës
Duke filluar nga 1 korriku 2026, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë do të zgjerojë shërbimet e saj për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile – si certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes – të lëshuara për ngjarje që kanë ndodhur para 19 shkurtit 2013, datë kur Kosova vendosi Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile. Me rëndësi është se data e lëshimit të dokumentit nuk ndikon në të drejtën për legalizim.
Kërkesat për legalizim:
- Certifikata origjinale;
- Të jenë të pajisura me vulën aktuale të para-certifikimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (jo më e vjetër se 6 muaj).
Pse është kjo e rëndësishme?
Legalizimi mundëson njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve në sistemin juridik gjerman, duke thjeshtuar procedurat administrative, si regjistrimi i martesave ose aplikimet për viza.
Duke filluar nga 1 shtatori 2026, seksioni i vizave në Ambasadën e Gjermanisë do të pranojë vetëm dokumentet e gjendjes civile të Kosovës të legalizuara, pavarësisht se kur ka ndodhur ngjarja për të cilën është lëshuar dokumenti.
Informohuni më shumë në faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe përfitoni nga këto ndryshime duke filluar nga muaji korrik./lajmi.net/