Hoxhaj: Rikthimi i emërtimeve që lidhen me Josip Broz Titon në Tetovë, rikthen simbolikën e regjimit që shtypi shqiptarët për dekada
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar në lidhje me vendimet për të rikthyer emërtimet e periudhës jugosllave në Tetovë. Ai ka thënë se këto prekin kujtesën historike, identitetin dhe frymën mbi të cilën u ndërtua bashkëjetesa pas Marrëveshjes së Ohrit. “Rikthimi i emërtimeve që lidhen me Josip Broz Titon përfaqëson rikthimin e një…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar në lidhje me vendimet për të rikthyer emërtimet e periudhës jugosllave në Tetovë.
Ai ka thënë se këto prekin kujtesën historike, identitetin dhe frymën mbi të cilën u ndërtua bashkëjetesa pas Marrëveshjes së Ohrit.
“Rikthimi i emërtimeve që lidhen me Josip Broz Titon përfaqëson rikthimin e një simbolike të regjimit që shtypi shqiptarët për dekada. Po ashtu, ai rikthen në kujtesë edhe trashëgiminë e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), e cila kreu krime të rënda dhe mori pjesë në fushata gjenocidale kundër shqiptarëve në Kosovë, si edhe kundër boshnjakëve dhe kroatëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se të drejtat e fituara të shqiptarëve në RMV nuk duhet të vihen në pikëpyetje përmes vendimeve që krijojnë pasiguri dhe nxisin ndarje.
“Ruajtja e barazisë, respektimi i gjuhës shqipe dhe i karakterit shumetnik të shtetit janë themeli i stabilitetit dhe i orientimit euroatlantik të vendit. Çdo hap që dobëson frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit nuk i shërben as demokracisë, as paqes, e as perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët meritojnë siguri juridike, barazi të plotë dhe respekt për të drejtat e fituara, jo kthim prapa”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: