Haxhiu dhe Kurti në kampin “Bondsteel”: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ushtruesja e detyrës së presidnetes së Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans. “Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin…

Lajme

29/06/2026 14:46

Ushtruesja e detyrës së presidnetes së Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans.

“Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës”,deklaroi Haxhiu, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se “I uroj COL Rorvik suksese në detyrën e re, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë”.

Gjithashtu u.d presidentja shtoi se Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë./Lajmi.net/