Basha: Ka nisur asfaltimi i rrugës së Pleshinës, por Komuna e Ferizajt ende s’i ka ndarë 900 mijë eurot e saj
Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka njoftuar se ka fillur asfaltimi në rrugën e Pleshinës në Ferizaj. Ai ka thënë se punimet do të vazhdojnë në drejtim të qytetit sapo “KRU Bifurkacioni” ta vendosë gypin e ri të ujësjellësit, ku u njoftova se aktualisht janë në proces të prokurimit. “Sa për informim të drejtë, ky…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka njoftuar se ka fillur asfaltimi në rrugën e Pleshinës në Ferizaj.
Ai ka thënë se punimet do të vazhdojnë në drejtim të qytetit sapo “KRU Bifurkacioni” ta vendosë gypin e ri të ujësjellësit, ku u njoftova se aktualisht janë në proces të prokurimit.
“Sa për informim të drejtë, ky projekt është hartuar nga Komuna e Ferizajt, e cila është edhe përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve. 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝟐 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë 𝐞𝐮𝐫𝐨, 𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭 𝐤𝐚 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐢𝐦 𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣ë 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟗𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨. Edhe pse pjesëmarrja financiare e Komunës përbën më pak se një të tretën e vlerës së projektit, sipas informatave që kemi, ajo ende nuk i ka ndarë mjetet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve të saj”, ka shkruar Basha.
Ai ka thënë se MIT mbetet e palëkundur në përmbushjen e zotimeve të saj dhe pret të njëjtin seriozitet edhe nga Komuna e Ferizajt.
“Në të kundërtën, ekziston rreziku që qytetarët të mbesin me një projekt të papërfunduar, siç ka ndodhur edhe me projekte të tjera.\Ne do ta përmbushim plotësisht obligimin tonë dhe presim që edhe Komuna ta bëjë pjesën e saj. Vetëm kështu ky projekt do të përfundojë sipas planit dhe qytetarët e Pleshinës do ta kenë sa më shpejt një rrugë moderne dhe të sigurt”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: