Reçica i reagon Feratit: Fotografia me Përparim Ramën nuk është bërë në ditën e zgjedhjeve, por në përkujtim të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Elmi Reçica përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Istogut Ilir Feratit, se në ditën e zgjedhjeve kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi me Reçicen. Ai ka thënë se ky pretendim është tërësisht i rremë dhe nuk mbështetët në…

Lajme

25/06/2026 09:57

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Elmi Reçica përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Istogut Ilir Feratit, se në ditën e zgjedhjeve kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi me Reçicen.

Ai ka thënë se ky pretendim është tërësisht i rremë dhe nuk mbështetët në asnjë fakt.

“Fillimisht dua të theksoj se unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi të interesuar që LDK-ja të jetë një parti stabile dhe e qëndrueshme, sepse i duhet vendit dhe demokracisë sonë. Zhvillimet e brendshme në LDK janë çështje ekskluzive e tyre dhe nuk lejoj në asnjë mënyrë që emri im të përdoret për shpifje, manipulime apo sulme politike ndaj kujtdo brenda asaj partie”, ka shkruar Reçica.

Ai ka treguar se ku është takuar me Ramën.

“Me Perparim Ramën jam takuar më 28 maj, në ceremoninë përkujtimore e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Kryeqytetit me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Në atë ngjarje, të organizuar me përkushtim të veçantë, Perparim Rama mbajti një fjalim ekciklopedik kushtuar veprës dhe sakrificës së heronjve tanë. Fotografia e publikuar i përket pikërisht atij organizimi dhe jo ditës së zgjedhjeve, siç është pretenduar në mënyrë të pavërtetë nga Ilir Ferati”, ka shtuar Reçica.

Ai i ka bërë thirrje Ilir Feratit që ta demantoj deklaratën e tij të cilën e ka quajtur shpifje dhe të pavërtetë, dhe ka kërkuar nga ai të mos e keqpërdor emrin e tij në beteja të brendshme politike.

Reçica ka publikuar edhe videon origjinale të asaj dite. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: