Kica-Xhelili pas thirrjeve për largimin e Abdixhikut: LDK-ja nuk është pronë e askujt, ta ruajmë atë nga përçarja

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xheliki ka reaguar pas thirrjeve për dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut që kanë ardhur nga disa degë të partisë. Ajo iu ka bërë atyre thirrje për unitet të sinqertë dhe të përgjegjshëm, që ka thënë se nuk e mohon debatin, por nuk lejon që debati ta kthej LDK-në…

Lajme

23/06/2026 23:27

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xheliki ka reaguar pas thirrjeve për dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut që kanë ardhur nga disa degë të partisë.

Ajo iu ka bërë atyre thirrje për unitet të sinqertë dhe të përgjegjshëm, që ka thënë se nuk e mohon debatin, por nuk lejon që debati ta kthej LDK-në në përçarje.

“LDK-ja nuk eshte prone e askujt. As e kryetarit. As e degeve. As e atyre qe ne perballjen tone me pushtetin, kritikonin vetem LDK-ne. LDK-ja eshte shtepi politike. E ne momente te ndjeshme, shtepia nuk rrenohet pse ka nevoje per riparim. Ajo forcohet. Po, rezultati kerkon reflektim. Por reflektimi duhet te na bashkoje, jo te na copetoje. Fundja, pergjegjesi kemi te gjithe, njesoj!”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se Kosova është në krizë institucionale, politike dhe të jashtme, e sipas saj vendit në këtë moment i duhet një LDK e qartë, e fortë dhe e përgjegjshme e jo një LDK e futur në përplasje publike, ku secili flet per moral, por pak kush e nis pergjegjesine nga vetja.

“Prandaj, te flasim. Te permiresohemi. Por ta ruajme LDK-ne. Ta ruajme nga perçarja. Ta ruajme nga kalkulimet e ngushta. Ta ruajme nga tundimi per ta dobesuar ne momentin kur ajo duhet te jete adrese e stabilitetit per Kosoven”, ka thënë ajo.

Kica-Xhelili ka thënë se Abdixhiku i është nënshtruar Kuvendit të partisë në janar dhe ka marrë votëbesimin e delegatëve.

“Kjo nuk e mbyll debatin pergjithmone, por e percakton rrugen: debati kryhet brenda. LDK-ja duhet te mbrohet sidomos kur eshte me e ekspozuar. Sepse ata qe duan ta dobesojne, nuk presin moment te qete. Prandaj, ju ftoj per unitet. Vetem bashke e te matur i bejme nder tre shkronjave historike qe perfaqesojme. Mos harroni: LDK ka qene, dhe do te mbetet vet Republika e Kosoves! T’a trajtojme si te tille!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: