Djegia e veturës në Duhël të Suharekës, nuk raportohet për të lënduar – Policia jep detaje

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga zjarri derisa ishte në lëvizje. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar. “Sonte, rreth orës 21:16, është raportuar se në fshatin Duhël, Suharekë, një automjet, derisa ishte në lëvizje, papritmas është…

Lajme

23/06/2026 23:00

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 21:16, është raportuar se në fshatin Duhël, Suharekë, një automjet, derisa ishte në lëvizje, papritmas është përfshirë nga zjarri. Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/