“Nuk të kam thënë të dua”, Indri dhe Vanesa përballen pas Ferma VIP
Një nga përballjet më të forta në Post Ferma VIP 3 ishte ajo mes Vanesa Sonos dhe Indri Shirokës. Këngëtarja u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas daljes nga ferma, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, ndërsa sipas saj ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua. Nga ana…
ShowBiz
Një nga përballjet më të forta në Post Ferma VIP 3 ishte ajo mes Vanesa Sonos dhe Indri Shirokës.
Këngëtarja u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas daljes nga ferma, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, ndërsa sipas saj ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua.
Nga ana tjetër, Indri mohoi se kishte luajtur me ndjenjat e saj dhe këmbënguli se çdo gjë që kishte thënë brenda fermës ishte e sinqertë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Florian Agalliu: Pasi u eliminove, si e le marrëdhënien?
Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përgjatë gjithë javës së fundit unë i jam dhënë 150 për qind Indrit dhe deri në ditën e fundit meraku im ka qenë si ishte ai. Kur kam dalë, kam lënë amanet rrobat dhe fizikën e Indrit. Pesë minuta që dola, pastaj ishte kështu si një pluhur, u harrua çdo gjë që kishte ndodhur këtu brenda.
Florian Agalliu: Ju keni komunikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?
Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after party. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë minuta. Në ato pesë minuta vërtetova edhe njëherë atë që kisha krijuar, ishte shumë i ftohtë në logjikën, në atë që thoshte. Kuptova që s’kishte pasur pikë ndjenje.