Dega e LDK-së në Pejë, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri dhe ka figura të rëndësishme si Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë. Në komunikatën e lëshuar, ata kanë kërkuar reflektim dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë, transmeton lajmi.net. Komunikata e plotë: Pas…

Lajme

23/06/2026 19:41

Dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri dhe ka figura të rëndësishme si Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë.

Në komunikatën e lëshuar, ata kanë kërkuar reflektim dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë, transmeton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë.

Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.

Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë./lajmi.net/