Rama publikon foton e një protestuesi pranë Kryeministrisë: Nuk të shoh si humbës, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografinë e një protestuesi i mbetur vetëm para Kryeministrit. Ai ka vlerësuar se nuk e sheh atë si humbës të protestës, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. “Mirëmëngjesi i dashur protestues. Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografinë e një protestuesi i mbetur vetëm para Kryeministrit.
Ai ka vlerësuar se nuk e sheh atë si humbës të protestës, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij.
“Mirëmëngjesi i dashur protestues. Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje”, ka shkruat ai nder të tjera.