Hajnat futen me forcë në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin armën me 30 fishekë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjakovë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një armë zjarri me municion. Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kohës sa ndodhej jashtë vendit, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, shkruan…

Lajme

23/06/2026 09:56

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjakovë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një armë zjarri me municion.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kohës sa ndodhej jashtë vendit, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, shkruan lajmi.net.

“Persona të panjohur me përdorim force kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur armën me 30 fishekë, për të cilën posedon leje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, njofton policia. /Lajmi.net/