Inspektorati i Kryeqytetit shqipton dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila ndaj qytetarëve dhe bizneseve për hedhje të parregullt të mbeturinave. Sipas njoftimit të Inspektoratit, njëra nga gjobat është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba tjetër ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar…

Lajme

23/06/2026 10:34

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila ndaj qytetarëve dhe bizneseve për hedhje të parregullt të mbeturinave.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, njëra nga gjobat është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba tjetër ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për mbeturinat e amvisërisë.

“200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti i dytë lidhet me një biznes, i cili sipas Inspektoratit ka hedhur mbeturina biznesore në hapësirat e papërshtatshme.

Inspektorati ka bërë apel te qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë në kryeqytet.

Nga ky institucion është bërë e ditur se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Lajmi.net/