Gresa Bakraqi fiton medalje argjendi në Kampionatin Ballkanik të Atletikës
Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar duke u ngjitur sërish në podiumin e Kampionatit Ballkanik të Atletikës. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në garën e mbajtur në Volos të Greqisë, me kohën 9:37.26 minuta. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar sportisten për…
Sport
Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar duke u ngjitur sërish në podiumin e Kampionatit Ballkanik të Atletikës.
Ajo fitoi medaljen e argjendtë në garën e mbajtur në Volos të Greqisë, me kohën 9:37.26 minuta.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar sportisten për suksesin e arritur, duke vlerësuar paraqitjen e saj në këtë garë.