Humolli për një koalicion të mundshëm LDK-LVV: Subjektet politike s’duhet të kalojnë në pozocione armiqësore, i drejtë një koalicion programor!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm LVV-LDK për daljen e vendit nga kriza institucionale. Haziri ka theksuar se kjo marrëveshje do të mundësonte që vendi t’i kthehet stabilitetit. “LDK as nuk e ka pas e as nuk e ka asnjë problem me emër të përveçëm. Nëse mendohet…

Lajme

19/06/2026 09:23

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm LVV-LDK për daljen e vendit nga kriza institucionale.

Haziri ka theksuar se kjo marrëveshje do të mundësonte që vendi t’i kthehet stabilitetit.

“LDK as nuk e ka pas e as nuk e ka asnjë problem me emër të përveçëm. Nëse mendohet se znj. Osmani ka qenë apo mundet me qenë problem, unë ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është emri i saj problem në arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes partive politike për t’i dhënë vendit stabilitet” ka deklaruar Haziri.

Në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, kanë folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Humolli tha se nuk është e drejtë që subjektet politike të kalojnë në pozicione armiqësore mes tyre dhe se çdo koalicion duhet të ndërtohet mbi bazën e politikave zhvillimore.

Ai potencoi se nëse LDK-LVV bëjnë koalicion programor atëherë është e drejtë ndërsa nëse bëjnë koalicione vetëm për ti zgjidhur problemet e individëve atëherë është gabim.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e Hazirit në tërësi. Per mua parimisht partitë politike nuk është e drejte të kalojnë në pozicione gati armiqesore në mes vete. Sot armik e kemi vetem politiken shovene serbe. Për ketë çdo koalicion duhet të ndertohet duke ndërtuar politika zhvillimore sepse vetem politika zhvillimore e mund politiken shovene serbe. Politikat zhvillimore duhet të jenë në gare mes vete. Për këtë nëse bejnë koalicion programor është e drejtë. Por nëse bëjnë koalicione vetëm për ti zgjidhur problemet e individëve atëherë është gabim” deklaroi Humolli.