Kush është deputeti i vetëm në VV që arriti të rris numrin e votave nga 28 dhjetori kur të gjithë të tjerët humbën?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar dje numërimin e votave të zgjedhjeve të 7 qershorit. Në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka marrë 47.13% të votave apo 53 deputetë, PDK ka marrë 19.44% të votave apo 22 ulëse, LDK 6,69% të votave apo 18 ulëse dhe AAK 6,74% apo 7 ulëse. Zgjedhjet e 7 qershorit, për dallim…

Lajme

18/06/2026 13:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar dje numërimin e votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka marrë 47.13% të votave apo 53 deputetë, PDK ka marrë 19.44% të votave apo 22 ulëse, LDK 6,69% të votave apo 18 ulëse dhe AAK 6,74% apo 7 ulëse.

Zgjedhjet e 7 qershorit, për dallim nga ato të 28 dhjetorit patën shumë më pak votues duke ndikuar kështu edhe në numër më të vogël të votave për kandidatët për deputetë.

Në partinë e parë, Vetëvendosjen, të gjithë deputetët që siguruan ulëse në Kuvend humbën vota për dallim nga zgjedhjet e kaluara përveç Ilir Kërçelit.

Ai ka arritur të mbledh gjithsej 52 mijë e 974 vota, apo plotë 33 mijë e 827 vota më shumë për dallim nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të 2025-tës, duke u radhitur i 14-ti në listën e VV-së.

Në VV, ka humbur vota edhe lideri i saj, Albin Kurti, saktësisht ai ka marrë 79 mijë e 192 vota më pak se më 28 dhjetor apo gjithsej 324 mijë e 331 vota.

Në këtë parti, ulëse kanë siguruar edhe pesë deputetë që nuk kanë garuar në zgjedhjet e kaluara si Osman Musliu, Arton Konushevci, Armend Baloku, Krenare Çerkini dhe Valon Peci. /Lajmi.net/