Vdes një i burgosur në Dubravë, dyshohet se është vetëvarur
Një i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndërruar jetë. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve . Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur sot në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta. Zyrtarët korrektues kanë hasur në rastin e të burgosurit me…
Lajme
Një i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndërruar jetë.
Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve .
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur sot në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta. Zyrtarët korrektues kanë hasur në rastin e të burgosurit me inicialet K.N., i cili dyshohet se ishte vetëvarur.
“Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit shëndetësor, i burgosuri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”,thuhet në njoftim.
Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa SHKK-ja dhe DSHB-ja kanë bërë të ditur se janë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Lajmi.net/