Këta janë kandidatët me më së paku vota për deputet te katër partitë kryesore në Kosovë

Argjenta Berbatovci është kandidatja që mori më së paku vota për deputet, nga të gjithë “homologët” e saj të katër partive të mëdha të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 Sipas një vështrimi që KP ia ka bërë rezultateve të KQZ-së, anëtarja e Aleancës nuk arriti të sigurojë besimin e më tepër se 160…

Lajme

17/06/2026 10:49

Argjenta Berbatovci është kandidatja që mori më së paku vota për deputet, nga të gjithë “homologët” e saj të katër partive të mëdha të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2026

Sipas një vështrimi që KP ia ka bërë rezultateve të KQZ-së, anëtarja e Aleancës nuk arriti të sigurojë besimin e më tepër se 160 vetave në zgjedhjet e asaj dite.

Ajo doli e fundit me vota në parti, ani se në listën e kandidatëve të saj ishte e 107-a.

Këtë status, te LDK e mban Albana Bunjaku. Ajo doli e 110-ta dhe e fundit me vetëm 739 vota. Edhe kjo, sikurse kolegia nga Aleanca, mbante numrin 107 në listën e kandidatëve të subjektit të saj.

Te PDK, kandidati që mori më së paku vota ishte Ilir Peci. Ish kryetari i komunës së Zvecanit ia doli të përfitojë besimin e jo më shumë se 744 kosovarëve, duke mbetur në pozitën 110.. Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike renditej si i 90-ti.

Gati katër herë më tepër vota se Peci mori Arijeta Ajeti në Vetëvendosje. Por, kjo nuk i ndihmoi asaj të shmang pozitën e fundit në partinë e saj. Ajeti, pavarësisht se mori 2,714 vota mbeti në 110-sh. Në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ajo mbante pozitën 94.

Këto rezultate janë marrë nga të dhënat zyrtare të KQZ-së deri në orën 10 të së mërkurës.