Paneli Vlerësues i KPK-së dërgon për konfirmim pesë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
Pas mbajtjes së takimit, Paneli Vlerësues ka dërguar për konfirmim në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) emrat e pesë kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Pesë kandidatët janë: Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe…
Lajme
Pas mbajtjes së takimit, Paneli Vlerësues ka dërguar për konfirmim në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) emrat e pesë kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pesë kandidatët janë:
Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,
Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Paneli Vlerësues ka këtë përbërje: Arian Gashi- kryesues, dhe anëtarët Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami-Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.