Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Prizren, Policia jep detaje
Një mjet shpërthyes është raportuar të ketë shpërthyer mbrëmë pas mesnate në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit. “Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante…
Lajme
Një mjet shpërthyes është raportuar të ketë shpërthyer mbrëmë pas mesnate në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit.
“Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty ku dyshohet të jetë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie. Njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/