Në Ditën e Çlirimit, Remi shpreh mall për bashkëluftëtarët në Hagë: Më mungojnë

11 qershori shënon ditën e çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe, një nga datat më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit të Kosovës. Në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, kujtoi sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit. Në emisionin “Ora 7” në…

Lajme

11/06/2026 09:34

11 qershori shënon ditën e çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe, një nga datat më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit të Kosovës.

Në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, kujtoi sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Mustafa foli edhe për mungesën e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të tjerëve që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

 “Unë ndihem keq si bashkëluftëtar i tyre, si bashkëpunëtor i afërt i presidentit Thaçi. Ndjehem keq, shumë keq që ata nuk janë në mesin tonë”, deklaroi Mustafa.

Megjithatë, ai shprehu besimin se ata do të rikthehen së shpejti pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Unë e kam shpresën dhe jam i sigurt se ata do të jenë me ne shumë shpejt”, theksoi Remi.