80% të votave të numëruara: Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po shkojnë drejt Kuvendit

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit. Aktualisht, në qendrat komunale të numërimit janë procesuar 78.10% të votave të kandidatëve, me ç’rast nga 2,498 vendvotime janë numëruar 1,951. Sipas këtyre rezultateve, nuk ka shumë ndryshime në 20-shen e parë të Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve…

Lajme

10/06/2026 21:49

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit.

Aktualisht, në qendrat komunale të numërimit janë procesuar 78.10% të votave të kandidatëve, me ç’rast nga 2,498 vendvotime janë numëruar 1,951.

Sipas këtyre rezultateve, nuk ka shumë ndryshime në 20-shen e parë të Lidhjes Demorkatike të Kosovës.

Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, LDK-ja pritet t’i ketë 20 ulëse në legjislativin e vendit, nëse votat e diasporës që pritet të numërohen, nuk sjellin ndryshime të mëdha në përqindjet e partive politike.

Kjo është 20-shja më e votuar e LDK-së, deri më tani:

  1. Vjosa Osmani – 61,273 vota
  2. Lumir Abdixhiku – 55,639 vota
  3. Doarsa Kica-Xhelimi – 42,990 vota
  4. Hykmete Bajrami – 33,999 vota
  5. Avdullah Hoti – 31,129 vota
  6. Kujtim Shala – 26,284 vota
  7. Ukë Rugova – 26,089 vota
  8. Anton Quni – 20,541 vota
  9. Armend Zemaj – 18,650 vota
  10. Lutfi Haziri – 18,547 vota
  11. Janina Ymeri – 17,494 vota
  12. Besian Mustafa – 17,185 vota
  13. Ermal Sadiku – 16,812 vota
  14. Jehona Lushaku Sadriu – 15,521 vota
  15. Arben Gashi – 13,005 vota
  16. Albena Reshitaj – 12,687 vota
  17. Fadil Hadërgjonaj – 12,533 vota
  18. Shkëmb Manaj – 10,951 vota
  19. Paris Guri – 10,623 vota
  20. Jeta Statovci – 9,849 vota