Nis numërimi i votave për deputetë në Obiliq, procesi pritet të zgjasë tri ditë
Numërimi i votave për deputetë ka nis në shumicën e komunave të vogla, ndërkohë, në komunat e mëdha, ky proces pritet të nis pasdite. Në Qendrat Komunale të Numërimit të Votave, po bëhet edhe rikonfigurimi i votave për partitë politike. Ky proces ka nis edhe në Obiliq, konkretisht në palestrën e sportit të gjimnazit “17…
Lajme
Numërimi i votave për deputetë ka nis në shumicën e komunave të vogla, ndërkohë, në komunat e mëdha, ky proces pritet të nis pasdite.
Në Qendrat Komunale të Numërimit të Votave, po bëhet edhe rikonfigurimi i votave për partitë politike.
Ky proces ka nis edhe në Obiliq, konkretisht në palestrën e sportit të gjimnazit “17 Shkurti”.
Menaxheri i kësaj qendre, Afrim Krasniqi për KosovaPress, tha se procesi është duke shkuar në rregull dhe pa pengesa.
“Tashmë kemi filluar me procedurat e numërimit të vendvotimeve, gjithçka është duke shkuar në rregull. Fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë parregullësi, mbrëmë e kemi pranuar materialin zgjedhor nga këshillet e vendvotimeve”, tha Krasniqi.
“Diku brenda tre ditëve shpresojmë se do t’i përfundojmë të gjitha”, tregoi ai.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përqindja e qytetarëve që kanë votuar dje në këtë komunë është 44.36%. Në Obiliq kanë pasur të drejtë vote kanë pasur 25 mijë e 214 qytetarë, prej tyre kanë votuar vetëm 11 mijë e 186 qytetarë.