Tahiri thumbon Vjosa Osmanin: Me ambicie egoiste, disa kërkojnë të bëhen president edhe pse partia e tyre doli e treta

Ish zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se zgjedhjet sollën rezultat që kërkon kompromis politik për të formuar institucionet. Por, ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vend të thirrjeve për kompromis, disa po kërkojnë të bëhen president, edhe pse partia e tyre doli e treta, duke iu referuar Vjosa Osmanit.…

Lajme

08/06/2026 14:11

Ish zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se zgjedhjet sollën rezultat që kërkon kompromis politik për të formuar institucionet.

Por, ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vend të thirrjeve për kompromis, disa po kërkojnë të bëhen president, edhe pse partia e tyre doli e treta, duke iu referuar Vjosa Osmanit.

Ajo ka shtuar se me ambicie të tilla egoiste nuk arrihen qëllimet e shtetit.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhjet sollen rezultat qe kerkon kompromis politik per krijimin e institucioneve te vendit – ne vend te thirrjeve per kompromis, disa kerkojne te behen president edhe nga partia qe doli e treta ne zgjedhje – me ambicje te tilla egoiste nuk arrihen qellimet e shtetit – duhen ambicje per shtet e komb demokratik e te zhvilluar..