Gjini thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve: Jeni korrekt në numërim, demokracia e popullit e vendosur në kutitë e votimit të jetë ajo e vërteta

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka dal me një reagim pas mbylljes së vendvotimeve. Gjini me anë të një postimi ka kërkuar nga komisionarët dhe vëzhguesit të jenë korrekt në numërim, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin…

Lajme

07/06/2026 19:51

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka dal me një reagim pas mbylljes së vendvotimeve.

Gjini me anë të një postimi ka kërkuar nga komisionarët dhe vëzhguesit të jenë korrekt në numërim, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj.
Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet.
Faleminderit të gjithëve!
Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë./lajmi.net/