Pas përfundimit të votimit, Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat gjatë numërimit: Ato janë zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohen me përgjegjësi
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi janë mbyllur qendrat e votimit. Ajo ka thënë se tani fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor që është numërimi, shkruan lajmi.net. Haxhiu ka shtuar se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe në atë formë duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë. “Ftoj të…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi janë mbyllur qendrat e votimit.
Ajo ka thënë se tani fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor që është numërimi, shkruan lajmi.net.
Haxhiu ka shtuar se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe në atë formë duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
“Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit. Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve”, ka shtuar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: