Molliqaj: Rezultati s’është as afër nga çka kemi pritur, nuk e shqyrtoj dorëheqjen
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklaruar në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga zgjedhjet e sotme. Molliqaj tha se ky rezultat nuk është as afër nga ajo që kemi pritur. “Problemin duhet me fol ma gjatë, besoj e flasim… Kjo s’është as afër nga që kemi pritur. Nuk është as afër nga ajo që…
Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklaruar në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga zgjedhjet e sotme.
Molliqaj tha se ky rezultat nuk është as afër nga ajo që kemi pritur.
“Problemin duhet me fol ma gjatë, besoj e flasim… Kjo s’është as afër nga që kemi pritur. Nuk është as afër nga ajo që kemi pritur.Kemi pritur qartazi mbështetje më të madhe ndaj neve. Ajo që po shohim është që rezultati ka lëvizur për të gjitha subjektet por për neve që kemi garuar për herën e parë ky është rezultati që kemi marrë”, deklaroi Molliqaj, shkruan lajmi.net.
“Besoj që shpjegimi jonë ka qenë i vetmi. Nuk pres se do të ketë zgjedhje të reja e pres që do të ketë bashkëpunim në mes VV-së dhe partive të tjera. Dorëheqja nuk besoj se është çështja, do të shqyrtojmë politikisht çfarë kemi bërë”,tha Mollqaj.
Deri tani PSD ka 1 mijë e 797 vota, 0.27%./Lajmi.net/